Veseli: Po na mungon zëri publik i Adem Demaçit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka uruar shërim të shpejtë, veprimtarit të shquar kosovar, Adem Demaçit, pasi që ky i fundit ka disa javë që është i shtrirë në spital.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Veseli ka theksuar se vendit po i mungon zëri publik i Adem Demaçit.
“Baca Adem Demaçi është në trajtim mjekësor. I uroj shërim të shpejtë. Po na mungon zëri i tij publik”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/