Veseli planifikon thirrjen e forcave policore për zhbllokim të kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që t’ia jep vetëm edhe një mundësi opozitës për ta normalizuar punën në kuvend

Nëse edhe në seancën e radhës, e cila do të mbahet të enjten tjetër, blloku opozitar, VV- AAK dhe NISMA,  do të vazhdojnë me bllokimin e kuvendit dhe me veprimet e njëjta si në dy javët e fundit, atëherë ai do të marr masa më rigoroze dhe që mund ta tensionojnë edhe me shumë situatën politike. Kështu kanë  bërë të ditur burime të portalit INFOKUSI të afërta me kryetarin e Kuvendit.

Sipas këtyre burimeve, Veseli ka paraparë t’i përdorë forcat e policisë dhe sigurimit të kuvendit për t’i nxjerrë me dhunë nga salla deputetët që do ta pengojnë mbajtjen e seancës.

Sipas këtij burimi, Veseli për këto veprime është duke u konsultuar edhe me zyrtarë të tjerë të kuvendit dhe të organeve të rendit. Kjo sipas tij, është karta e fundit e Veselit për të kthyer normalitetin në Kuvendin e Kosovës./Zeri.info

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-planifikon-thirrjen-e-forcave-policore-per-zhbllokim-te-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala