Veseli përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka përkujtuar sot komandatin e vrarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshortën e tij, Xhevë Lladrovci, të dy të vrarë më 22 shtator të vitit 1998.

Përmes një deklaratë në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka rikujtuar ditën “e zymtë dhe të ftohtë” të para 17 vjetëve.

“Në mëngjesin e hershëm, nga drejtimi i Obiliqit, Skënderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, mbi 23.000 ushtarë, policë dhe njësi paramilitare serbe filluan sulmin mbi malet e Qyqavicës, malet e qëndresës sonë historike. Ishte një luftë e pabarabartë. Ushtria serbe po mbillte terror kudo që shkelte, por djemt dhe vashat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk po jepeshin,” ka shkruar ai.

“Në krye të tyre ishte burri i madh i Kosovës, Komandanti Fehmi Lladrovci.”/Gazeta Fjala/.

11215703_506562649518946_4365381843539338645_n

12003907_506562679518943_5167782289678514576_n

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-perkujton-fehmi-dhe-xheve-lladrovcin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala