Veseli: Përdorimi politik i religjionit, rrezik për trashëgiminë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryekuvendari Kadri Veseli ka theksuar se rreziku më i madh për trashëgiminë kulturore  është përdorimi politik i religjionit.

“Kjo është alternativa e Serbisë” ka shkruar Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook  në ditën kur Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s  pritet që të vendos për rekomandimin që Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate.

“Kujdestari më i mirë për monumentet e trashëgimisë kulturore, në veçanti ato religjioze, është shpirti i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, i cili, siç më tha këto ditë gjatë një bisede Rabini Bemporad nga SHBA, është model frymëzimi për të gjithë njerëzit dhe organizatat që punojnë për paqen dhe mirëkuptimin ndërfetar në botë”.

“Këtë e ofron Kosova” ka shkruar shefi i Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-perdorimi-politik-i-religjionit-rrezik-per-trashegimine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala