Veseli për Rugovën: Ishte dhe do të mbetet personalitet i shquar

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes se presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, vlerëson se ai ishte dhe do të mbetet një personalitet i shquar në historinë tonë më të re.

Siç shprehet Veseli, Rugova është histori e përpjekjeve të gjithanshme dhe sakrificave të përbashkëta, si popull, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot, në dhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me nderim ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-per-rugoven-ishte-dhe-do-te-mbetet-personalitet-i-shquar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala