Veseli: Për muralet veprova si katër legjislaturat e mëparshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me kritikat e partive opozitare për mbulimin e muraleve në Kuvendin e Kosovës.

Ja deklarata e Kuvendit të Kosovës lidhur me këtë çështje:

“Vendimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me muralet në hollin e Kuvendit është vazhdimësi e bartur formale e qëndrimeve të katër legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me këtë çështje.

Shumë nga ata që sot po bëjnë zhurmë rreth muraleve, kanë qenë vet pjesë vendimmarrëse në formësimin zyrtar të po këtyre qëndrimeve. Kryetari Veseli nuk ka qenë pjesë e këtij qëndrimi të mëhershëm zyrtar.

Në këtë kontekst, Kryetari Veseli ka qenë i obliguar të respektojë qëndrimet zyrtare të kryesive të deritanishme të Kuvendit, deri në një vendimmarrje të re.

Zgjidhja aktuale është e përkohshme, ashtu siç janë edhe artistikisht shumë të diskutueshme, nga profesionistët e artit, muralet në hollin e Kuvendit!

Kryetari Veseli, do të propozoj një konferencë me profesionistë të fushës së artit me qëllim që në muret e Kuvendit të Kosovës të prezantohen vepra me vlera të vërteta artistike, kombëtare dhe universale.

Historia dhe identiteti ynë kombëtar është tepër i çmuar, prandaj as nuk mund të lihet në duart e joprofesionistëve, e as nuk mund të bëhet objekt i manipulimit për qëllime të politikës ditore”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-per-muralet-veprova-si-kater-legjislaturat-e-meparshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala