Veseli paralajmëron mbledhjen e Kryesisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndërsa është detyruar që për herë të dytë të shtyjë mbledhjen e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese për shkak të mungesës së përfaqësuesve të subjekteve opozitare në parlament, kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli bëri sot të ditur se “shumë shpejti do të mbahet mbledhja e Kryesisë”.

Këtë e deklaroi sot derisa njoftonte shtyrjen për nesër (po në orën 11) të mbledhjes së Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, raporton Koha.net.

Tri subjektet opozitare, tashmë të kthyer në bllok opozitar, kanë njoftuar vendosmërinë e tyre se do të ndërmarrin të gjitha veprimet për të bllokuar punën e Kuvendit, deri sa të mos anulohen marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

Të premten Kuvendi zhvilloi punimet në rrethana të acarimit të skajshëm të raporteve opozitë-pozitë brenda e jashtë ambienteve të zhvillohej seanca.
 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-paralajmeron-mbledhjen-e-kryesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala