Veseli, Pacolli e Ahmeti në festën e Kombëtares për kualifikim në Euro16 (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, me ftesë të Presidentit Bujar Nishani, bashkë me personalitete tjera nga fusha të ndryshme, po merr pjesë në festën e Federatës së Shqipërisë me rastin e kualifikimit të Kombëtares në Kampionatin Evropian 2016.

Veseli tha se ky takim i përbashkët dëshmoi se ka vullnet dhe përkushtim që sporti, në veçanti futbollistët të jenë pasqyrë e shpirtit garues dhe optimizmit të rinisë tonë gjithandej.

“Urojmë suksese të reja për të rinjtë tanë duke u zotuar se do ta kenë mbështetjen tonë”, ka thënë Veseli, raporton Koha.net.

Në këtë takim, veç Veselit po merr pjesë edhe presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, i cili tha se ndjehet krenar me djemtë “që më mirëpritën me dashuri”.

Ndërkaq, në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, është parë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e të tjerë.

Vlen të theksohet se në këtë ngjarje, kryeparlamentari Veseli ka ndarë disa minuta për t’u takuar me presidentin e AKR-së, Pacollin. Veseli po ashtu është takuar edhe me Ahmetin e BDI-së dhe Kryeministrin Rama.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-pacolli-e-ahmeti-ne-festen-e-kombetares-per-kualifikim-ne-euro16-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala