Veseli: Opozita ta zhvillojë debatin në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se Kuvendi aktualisht po kalon nëpër disa turbullira, por ai beson se faktorët politik do të veprojnë me seriozitet për tejkaimin e situatës.

“Kuvendi ka disa turbullira aktualisht por besojmë në seriozitetin e faktorëve politik për ta tejkaluar situatën”, thotë ai.

Ai ka ripërsëritur thirrjen ndaj opozitës se debati duhet të zhvillohet në Kuvend.

“Patjetër që do të duhej të kishte më shumë diskutime, Unë I kam bërë thirrje partive opozitare që të vinë në Kuvend që të diskutojnë sepse parlamenti është vendi ku duhet t’I adresojnë kërkesat ndaj qeverisë.

“Ata duhet të jenë më aktiv. Nëse kanë për të kritikuar dicka duhet këtë ta bëjnë në parlament.”, ka thënë Veseli në emisionin “Neë Bugajski Hour”.

Ai thotë se ekziston mundësia e eskalimit të situatës në çdo vend demokratik, por se kjo nuk do të ishte positive për vendin.

“Në një vend demokratik gjithmonë eksizton mundësia e përshkallëzimit të situatës por nuk mendoj se kjo është diçka positive”, thotë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-opozita-ta-zhvilloje-debatin-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala