Veseli: Opozita po bën luftë për pushtet

Autori:Avdyl Pajaziti

Politika e ka sjellë Kuvendin në gjendjen aktuale dhe vetëm ajo duhet ta zgjidhë atë, ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetës, të dielën, Veseli ka deklaruar se politika është ajo që duhet ta paguajë çmimin, por assesi dhe në asnjë mënyrë qytetarët.

“Qytetarët e Kosovës nuk guxon askush t’i manipulojë me retorikë patriotike e demagogji për qëllime të thjeshta politike”, ka thënë Veseli për “Kohën Ditore”. Ai ka shprehur besimin në pjekurinë e qytetarëve të Kosovës për të mos rënë pre e politikave dhe politikanëve grindavecë.

Gjithë atë çfarë po ndodh rreth Kuvendit, Veseli i ka kualifikuar “luftë për pushtet” dhe përpjekje për të “provokuar situatën” drejt zgjedhjeve të parakohshme, “të cilat, përveç kostos financiare, do t’ia humbnin edhe një vit të plotë vendit dhe rrjedhimisht do të shkaktonin edhe ngadalësimin e drejtpërdrejtë të proceseve vitale që kanë të bëjnë me integrimin dhe zhvillimin ekonomik”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-opozita-po-ben-lufte-per-pushtet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala