Veseli: Opozita nuk ishte serioze

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa do të raportoi të enjten në seancën e parë të Kuvendit për sesionin vjeshtor, rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kështu ka vendosur kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot, ndonëse me këtë nuk u pajtuan partitë opozitare. Madje e quajtën hajgare dhe tallje me Kuvendin kërkesën e kryeministrit për informim të legjislativit për marrëveshjen, derisa vlerësuan se kreu i ekzekutivit duhet të jap përgjegjësi për dëmin që ia ka shkaktuar Kosovës me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve. Opozita, lëshoi mbledhjen para se kryetari të hidhte në votim kërkesën e kryeministrit.

Veprimet e sotme të opozitës i kritikoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke i quajtur jo serioze.

Derisa, ka ftuar spektrin opozitar që ta shterin debatin bashkërisht me pozitën në Kuvendin e Kosovës rreth marrëveshjeve, e jo të bëjë zhurmë e të mos jep asnjë propozim as alternativë se si të gjendet zgjidhja.

“Kemi me 17 shtator në ora 10 seancën plenare, do të ketë raportim të kryeministrit të Kosovës për marrëveshjen e arritur në Bruksel me 25 gusht 2015…Opozita nuk ke serioze. Biseduan me ju, dolën ju drejtuan ju dhe të njëjtën kohë nuk e morëm vesh asnjë aspekt se çfarë thanë dhe cilat kenë vërejtjet e tyre”, tha Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-opozita-nuk-ishte-serioze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala