Veseli: “Opozita bëri teatër në Kuvend” (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

E tensionuar përfundoi seanca e Kuvendit të enjten, por këto pamje kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka parë tek pasi filmimet kanë dalë në media.

Për kreun e Kuvendit, të enjten opozita bëri teatër, prandaj kërkon që të martën, kur edhe u vendos të jetë vazhdimi i seancës, ku do të raportojë kryeministri Isa Mustafa, të ketë debat dinjitoz, raporton KTV.

Por, megjithatë edhe kjo mbledhje e kryesisë u përcoll me përplasje mes pozitës e opozitës.

Por, kryetari Kadri Veseli thotë se askush nuk mund të pengojë punën e Kuvendit, derisa nuk e sheh si dorëzim para opozitës atë që e bëri kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti, të enjten.

Ndryshe, liderët opozitarë kanë thënë se do të pengojnë funksionimin e Kuvendit, derisa Isa Mustafa t’i tërheqë nënshkrimet nga marrëveshjet e fundit me Serbinë, transmeton Koha.net.

Nga ana tjetër, peticioni i opozitës, përmes të cilit po e kundërshtojnë asociacionin dhe demarkacionin, po vazhdon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-opozita-beri-teater-ne-kuvend-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala