Veseli: Nuk duhet të dekurajohemi, përkundrazi!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në një postim në Facebook ka shkruar se beteja diplomatike në Paris ishte e rëndë dhe se institucionet bënë krejt atë që ishte e mundur që Kosova të pranohet në UNESCO.

“Ishte një betejë e rëndë diplomatike në Paris. Institucionet tona bënë krejt atë që ishte në mundësitë e tyre që Kosova të bëhet pjesë e UNESCO-s”, ka shkruar Veseli.

Sipas tij, Kosova u dëshmua se ka miq të mëdhenj gjithandej botës, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe demokracitë e fuqishme të Evropës Perëndimore.

Ne duhet të ndihemi krenarë me miqtë tanë dhe të vazhdojmë të punojmë që edhe ata të mund të ndihen krenarë me investimin e tyre në shtetin e Kosovës.

“Rezultati i sotëm në UNESCO nuk bën kurrsesi të na dekurajojë, përkundrazi duhet të na motivojë që të jemi edhe më këmbëngulës në të drejtën tonë të patjetërsueshme për të qenë anëtar me të drejta të plota në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-nuk-duhet-te-dekurajohemi-perkundrazi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala