Veseli: Nuk do të tolerojmë fundërrina në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur fundërrina ata persona të cilët po mundohen të destabilizojnë vendin. Ai këtë deklaratë e ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Dëshiroj të përçoj një mesazh shumë të veçantë: nuk do të tolerohen fundërrinat të tilla që Kosovën e cila ka orientim perëndimor të tentojnë ta drejtojnë drejtë rrugëtimit i cili është humnerë dhe i cili është vetëm një primitivizëm dhe manipulim me besim islam”, tha Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-nuk-do-te-tolerojme-funderrina-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala