Veseli: Nuk do të lejojmë shndërrimin e Kuvendit në teatër

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se me veprimet e fundit të opozitës demokracia parlamentare, po cenohet. Ai ka thënë se po ashtu po cenohet edhe rregullorja e Kuvendit.

“Unë po bëj përpjekje që të tejkalohet kjo situatë, por nuk do të lejojmë që kuvendi të shndërrohet në Teatër. Ne do të vazhdojmë punën e Kuvendit dhe nuk do të lejojmë që pakica ta bllokojë shumicën”, ka thënë kryeparlamentari, transmeton Koha.net.

Veseli ka theksuar se nuk është zgjedhje e mirë që të dilet në rrugë duke ftuar për dialog. Ai ka ritheksuar se do të zgjedhë opsionet më demokratike për ta tejkaluar këtë situatë dhe nuk do t’i nxjerrë askush me dhunë opozitën jashtë Kuvendit, biles ai tha se më përpara del pozita jashtë se sa opozita.

Sipas Veselit në këtë pozitë ata kanë më shumë se përgjegjësi personale në këtë pozite.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-nuk-do-te-lejojme-shnderrimin-e-kuvendit-ne-teater/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala