Veseli: Nëntori, muaji i ditëlindjeve të mëdha

Autori:Gazeta Fjala

1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Për këtë datë ka shkruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli në rrjetin social Facebook.

Veseli është shprehur se muaji nëntor nuk është vetëm muaj i fitoreve historike por edhe i ditëlindjeve të mëdha si ajo e Zahir Pajazitit.

“Nëntori nuk është vetëm muaji i fitoreve të mëdha historike, muaji i rënieve të atyre që jetën ia kushtuan kauzës së lirisë, por edhe muaji i ditëlindjeve të mëdha, sikurse është ditëlindja e militantit të pashoq të UÇK-së, Zahir Pajaziti” ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

I pari i Kuvendit në fund të këtij shkrimi është shprehur se ka nderim të përjetshëm veprës së tij dhe të gjithë atyre që jetuan, punuan dhe ranë për Kosovën e lirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-nentori-muaji-i-ditelindjeve-te-medha/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala