Veseli në takim me Jahjagën

Kryeparlamentari Kadri Veseli është parë duke hyrë në zyrën e presidentes Atifete Jahjaga , takim ky i paparalajmëruar që po ndodh mes dy zyrtarëve të lartë të shtetit.
Ky takim mes tyre po ndodh pikërisht në kohën kur presidentja Jahjaga kishte thirrur në një konferencë për shtyp për në orën 10:45.
Ndërkohë që është paralajmëruar edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në orën 11:00.