Veseli në Llapushnik rikujton luftën e UÇK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Drenicë. Ai përmes një statusi në Fcebook ka treguar se në Llapushnik ka bërë vemjen e gurthemelit për një shkollë. Derisa, ka thënë se me këtë rast ka kujtuar edhe betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtarët në këtë grykë, kundër forcave serbe, 17 vite më parë.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Sot, mora pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Shkollës “Hasan Prishtina”, në Llapushnik.

Me këtë rast i kujtova betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtarët në këtë grykë, kundër forcave serbe, 17 vite më parë.

Llapushniku, Prekazi, Gllogjani dhe vatrat e tjera të luftës, ku u shënua rezistenca kundër armikut, janë vende të shenjta.

Sot, ato kanë nevojë për zhvillim, punësim, shkolla më të mira dhe edukim sa më cilësor.

Nxënësit dhe mësimdhënësit i urova për shkollën e re që ta vazhdojnë misionin e edukimit të gjeneratave të reja, në mënyrë që Kosova jonë të ketë përparim e zhvillim.

11057223_515889711919573_805103350078198329_o

 

12189409_515889718586239_5711351234255471426_o

3

4

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-ne-llapushnik-rikujton-luften-e-uck-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala