Veseli: Në Kuvend s’ka asnjë peticion

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se asnjë peticion nuk ka shkuar zyrtarisht në adresë të institucionit më të lartë legjislativ në vend, të cilit ai i prinë.

Veseli ka garantuar se kur të mbërrijë Kuvendi do ta pranojë, raporton Koha.net.

“Çdo peticion që vjen në Kuvend do ta pranojmë. Deri më tani nuk ka ardhur asnjë peticion”, ka thënë Veseli para gazetarëve, kur është pyetur në lidhje me nënshkrimet e më shumë se 200 mijë qytetarëve të Kosovës, të mbledhur nga opozita për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Të shtunën e 31 tetorit, opozita e bashkuar kishte futur peticionin në Kuvendin e Kosovës, ani pse për këtë kishte hasur paraprakisht në kundërshtimin e sigurimit të Kuvendit të Kosovës. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përdori forcën, duke shtyrë e ofenduar njërin nga pjesëtarët e sigurimit.

Fjalë të rënda aty kishte përmendur edhe për kryeministrin Mustafa.

Qeveria ende nuk ka ndonjë qëndrim në lidhje me peticionin e opozitës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-ne-kuvend-ska-asnje-peticion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala