Veseli: Në Kuvend, po rrezikohej jeta e deputetëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se e kishte të pamundur të mos e ftonte sigurimin në një situatë kur po rrezikohej jeta e deputetëve.

Në një intervistë për RTK’në, ai ka thënë se në seancën e fundit, më nuk ishte në pyetje funksionaliteti i Kuvendit si institucion, por ishte në pyetje jeta e deputetëve.

“Asnjëherë në jetën time nuk do ta kisha besuar se mund të vimë në situatë të tillë, por vërtetë nuk ishte më çështje e funksionalitetit të Kuvendit si institucion por ishte çështje e drejtpërdrejt e cënimit dhe rrezikimit të jetës së kuvendarëve aty”, ka thënë Veseli në intervistë për RTK’në.

Ai ka thënë se imazhi i Kosovës po rrezikohet seriozisht nga veprimet e opozitës. Thotë se çdo vendi demokratik i duhet opozita e fuqishme, por jo fuqinë ta shprehë me shishe e gaz lotësjellës.

“Më lejoni të theksoj se zakonisht kur mbahen ose dështojnë seancat thuhet humbësi, fituesi. Të qenit shtet juridik dhe funksionimi i shtetit ligjor nuk ka fitues e humbës. Është në pyetje a funksionin ai shtet apo jo. Këtu ne duhet të fokusohemi, këtu duhet të tregojmë. Në këtë situatë duhet të tregojmë se funksionaliteti institucional e ligjor i Ksovës, është i merituar, funksional dhe do të funksionojë bashkërisht pozitë-opozitë. Tjetër rrugë nuk kemi. Nuk ka demokraci të konsoliduar pa opozitë të fuqishme por jo me shishe e gaz lotsjellëse se na sakatuan për besë. Jo ne si individë por edhe imazhin e vendit”, ka thënë Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-ne-kuvend-po-rrezikohej-jeta-e-deputeteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala