Veseli në ditën e librit lavdëron Kadarën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e ditës ndërkombëtare të librit ka thënë se kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për historinë tonë, ngase sipas tij ishin njerëzit e librit, poetët dhe shkrimtarët rilindës që i dhanë jetë vetëdijes kombëtare të popullit tonë. “Sot duhet të jemi krenar që përmes gjuhës sonë, të letrarizuar në mënyrë gjeniale nga Ismail Kadare, arritëm t’i kapim majat e kulturës dhe letërsisë botërore”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Sot është dita ndërkombëtare e librit. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për historinë tonë, ngase ishin njerëzit e librit, poetët dhe shkrimtarët rilindës ata që i dhanë jetë vetëdijes kombëtare të popullit tonë. Ne u bëmë komb modern duke mbajtur në duar veprat e tyre.

Sot duhet të jemi krenar që përmes gjuhës sonë, të letrarizuar në mënyrë gjeniale nga Ismail Kadare, arritëm t’i kapim majat e kulturës dhe letërsisë botërore. Kjo më se miri shprehet në vendimin e Kongresit amerikan që mbi Capitol Hill të valëvitet flamuri për nder të veprës së tij.

Nuk ka nderim më të madh për një popull se sa nderimi që i bëhet kulturës së tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-ne-diten-e-librit-lavderon-kadaren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala