Veseli ndjek Thaçin

Autori:Zekirja Shabani

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës ia ka hapur rrugët Kadri Veselit ta marrë drejtimin e partisë më të madhe në vend.

Më 7 maj të këtij viti ish-shefi i SHIK-ut pritet të konfirmohet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilën për 16 vjet me radhë e kishte drejtuar Thaçi.

Analistët politikë thonë se Veseli pasi të zgjidhet kryetar i partisë, mision të ri do ta ketë edhe drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilën për dy mandate e kishte drejtuar paraardhësi i tij në PDK.

Matoshi: Thaçi dhe Veseli e çojnë Kosovën në zgjedhje

Publicisti Halil Matoshi thotë për “Zërin” se ngjitja e Thaçit në krye të shtetit dhe ardhja e Veselit në krye të partisë është e kalkuluar mirë.

“Pasi që Thaçi e mori votën e LDK-së, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Nëse PDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e reja, atëherë ai do të bëhet kryeministër, për ta kapur përfundimisht shtetin kosovar, i cili do t’i shërbejë dyshes Thaçi dhe Veseli për të siguruar fuqi dominuese në shoqërinë kosovare. Pushtet dhe para”, shprehet Matoshi.

Megjithatë, Matoshi nuk parashikon një rënie të PDK-së nën udhëheqjen e Kadri Veselit.

“Nuk parashihet rënie e shpejtë e kësaj partie, sepse ajo aktualisht, nuk është vetëm organizatë politike dhe ideologji, porse është interes i klientelës”, ka thënë Matoshi.

Gjithnjë, sipas tij, Veseli nuk do të jetë një lider karizmatik sikur Thaçi. Këtë dobësi ai pritet ta zëvendësojë në një tjetër mënyrë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-ndjek-thacin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala