Veseli nderon Pajazitin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë nderim para shtatores së komandantit Zahir Pajaziti. I pari i Kuvendit me këtë rast ka thënë se dëshmorët e kombit me sakrificën e tyre kanë lanë detyrim për përkujdesje të vazhdueshme.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
Në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, bëra nderim dhe vura buçetë me lule pranë shtatores së Komandantit Zahir Pajaziti.
Dëshmorët e kombit me sakrificën e tyre na lanë detyrimin e përhershëm që të kujdesemi dhe ta jetësojmë lirinë dhe të ardhmen me dinjitet për të gjithë qytetarët në vendin tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të kombit!