Veseli-Miniane: Bllokada efekt negativ

Autori:Gazeta Fjala

Kryeparlamentari Kadri Veseli, është takuar sot me shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane.

Bashkëbiseduesit diskutuan për ndikimin e gjendjes aktuale në Kosovë në trendet e zhvillimit ekonomik dhe treguesit financiar të vendit.

Miniane shprehu shqetësimin e institucionit që ai përfaqëson se bllokada e krijuar në Kuvendin e Kosovës mund të ketë ndikim negativ në objektivat fiskal të Kosovës të paraparë për vitin 2015, si dhe në Marrëveshjet që ka FMN-ja me Qeverinë e Kosovës, në radhë të parë në Ligjin për Buxhetin e Kosovës të vitit 2016 dhe legjislacionin mbështetës të tij.

Veseli nga ana e tij theksoi se “institucionet e Kosovës do të zbatojnë përgjegjësitë e tyre për të mos lejuar dëmtimin e proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, stabilitetin financiar dhe ambientin e përshtatshëm për investime ekonomike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-miniane-bllokada-efekt-negativ/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala