Veseli: Mërgata të bëhet faktor i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli ka falënderuar mërgimtarët që kanë vizituar Parlamentin. Ai ka thënë se për këto dy ditë, gjatë takimit me ta, janë dëgjuar shumë propozime, vërejtje e sugjerime për mbarëvajtjen jo vetëm të Kuvendit por edhe institucioneve tjera.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët që vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë dy ditëve të shkuara. Ne takuam qindra bashkatdhetarë, që me zemër janë të lidhur pashkëputshëm me Kosovën, me të arriturat e dhe zhvillimet e saj.
Për këto dy ditë, gjatë takimit me ta, dëgjuam shumë propozime, vërejtje e sugjerime për mbarëvajtjen jo vetëm të Kuvendit por edhe institucioneve tjera. Të gjitha këto do të jenë pjesë e politikës sonë shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-mergata-te-behet-faktor-i-zhvillimit-ekonomik-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala