Veseli me bashkëshorten merr pjesë në meshën e Krishtlindjeve në Gjakovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë vizitave të djeshme në familjet e besimit katolitik, për urime të Krishtlindjes, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, qëndroi edhe në qytetin e Klinës.

Pas vizitës në disa familje, Veseli u ndal në ambientet e kishës “Zoja e Këshillit të Mirë“, ku u prit nga Don Lenc Sopi, meshtar i kësaj kishe, dhe imami i Klinës, Hetem Desku.

Me këtë rast Veseli theksoi se “kjo mënyrë e festimit të përbashkët mes dy përfaqësuesve të dy besimeve tona tregon më se miri për traditën tonë madhështore të bashkëjetesës fetare, traditë që po frymëzon sot njerëz anë e kënd botës, që përpiqen për paqen e mirëkuptimin mes njerëzve”, për të shtuar “ se koncepti i tolerancës është i ngushtë për të përshkruar harmoninë tonë fetare, kjo është harmoni vëllazërore, që ashtu siç e trashëguam të fuqishme nga baballarët tanë, kemi obligim kombëtar e fetar t’ua përcjellim brezave që do vijnë pas nesh”.

Pas Klinës, kryetari Veseli udhëtoi drejt Gjakovës, ku me bashkëshorten e tij mori pjesë në meshën e Krishtlindjeve, e cila u mbajt në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit të këtij qyteti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-me-bashkeshorten-merr-pjese-ne-meshen-e-krishtlindjeve-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala