Veseli mbledh shefat e grupeve parlamentare për diskutim rreth Speciales

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbledhur shefat e grupeve parlamentare – në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për themelimin e Gjykatës Speciale.

Takimi ka nisur pak çaste më parë.

Të premten, Kuvendi dështoi të miratojë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kjo, ka vënë në një pozitë të rëndë Kosovën përballë partnerëve ndërkombëtarë.

Qeveria ka dalë më idenë që propozimi i hedhur poshtë të riprocedohet për votim sërish dhe shumë shpejt në Kuvend, ndërsa opozita është shprehur kundër kësaj mundësie.

“Me gjasë një procesi ri në këtë drejtim duhet përsëri të kalojë procedurat e dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, siç edhe e parasheh neni 144 i Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuta ja përshkruan këtë procedurë Kryetarit të Kuvendit”, ka thënë një burim i Gazetës Express, pranë grupeve që janë të angazhuar në procesin e themelimit të Gjykatës Speciale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-mbledh-shefat-e-grupeve-parlamentare-per-diskutim-rreth-speciales/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala