Veseli mbjellë një Magnolia në Qendër të Studentëve

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, për ditën ndërkombëtare të tokës ka mbjellë në qendër të studentëve në Prishtinë një Magnolia – pemë dekorative.
Ai ka thënë se kjo ditë ka rëndësi të madhe ngase na kthen vëmendjen te problemi i ambientit, “te nevoja që të kemi një ambient sa më të pastër dhe të shëndetshëm. Mënyra se si e trajtojmë ambientin tonë e tregon më se miri edhe imazhin tonë si shoqëri”.
“Duke iu bashkuar inciativës globale e cila synon që në këtë ditë, në gjithë planetin, të mbillen 1 miliard pemë, unë sot, në oborrin e Qendrës së studentëve në Prishtinë, mbolla një Magnolia – pemë dekorative që kultivohet shumë në vende të ndryshme të Kosovës. Gjethet e saj janë të qëndrueshme gjatë gjithë vitit – një simbol për kujdesin e përhershëm ndaj ambientit”, ka thënë Veseli.