Veseli: Martirët e Mejes, janë shenjë e sakrificës së popullit për liri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe të hënën në Lëndinën e pikëllimit në Meje. Veseli me këtë rast ka thënë se martirët e Mejes, janë shenjë e sakrificës së popullit për liri dhe obligim për angazhim maksimal që të punohët për të tashmen dhe të ardhmen.
Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:
Në këtë ditë të rëndë, Ditën e të pagjeturve, në Lëndinën e pikëllimit në Meje, bëra homazhe dhe vendosa kurorë me lule në shenjë nderimi për martirët e lirisë së kësaj ane.
Martirët e Mejes, janë shenjë e sakrificës së popullit për liri dhe obligim për angazhim maksimal që të punojmë për të tashmen dhe të ardhmen sa më të mirë të qytetarëve të vendit tonë pa dallim.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!