Veseli: Lidhjet mes Kosovës e Austrisë, janë vlerë kombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke iu referuar fjalimit të presidentit austriak Heinz Fischer në Kuvend, ka thënë se kjo e shprehë më së miri frymën e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë, përkushtimin e shtetit austriak për t’i qëndruar pranë vendit, në rrugëtimin e tij të konsolidimit demokratik, zhvillimit ekonomik dhe rrugën e integrimit evropian.

“Ishte një nder i veçantë për ne, që sot kishim në mesin tonë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, presidentin e Republikës së Austrisë, Heinz Fischer”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

“Ne i shprehim gjithë mirënjohjen shtetit dhe popullit austriak, për ndihmën e vazhdueshme dhënë popullit tonë, në kohë të ndryshme, në rrethana të ndryshme, në ditët e vështira që ne kaluam nga koha e çlirimit deri tek pavarësia” ka shtuar ai më tej.

Këto lidhje në mes të Kosovës dhe Austrisë, për kryeparlamentarin Veseli, janë vlerë kombëtare.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-lidhjet-mes-kosoves-e-austrise-jane-vlere-kombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala