Veseli: Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media ka thënë se Kuvendi ka tash e disa muaj që Kuvendi është duke u ballafaquar me një situatë të vështirë.

Sipas Veselit, deputetët ka kohë që janë duke u ballafaquar me fyerje dhe të rrezikuar.

“Përveçse neve, ata janë duke dëmtuar edhe një proces historik”.

Ai u ka bërë edhe një herë thirrje Opozitës për dialog brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e çdo marrëveshje”.

“Çdo veprim i tyre si sot është veprim sa i dëmshëm aq dëshpërues dhe i papranueshëm për ne. Kuvendi është i vendosur të vazhdojë punën e tij për mbushjen e agjendës legjislative”.

“Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Kosovës. Seancat e Kuvendit do të mbahen që deputetët e koalicionit qeveritar të kërkojnë mbajtjen e tyre”, ka thënë ndër tjerash Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-kuvendi-nuk-do-te-jete-vendi-ku-do-te-rrezohet-qeveria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala