Veseli – Kurtit: “faleminderit për poezinë”

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka adresuar akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka folur për raportin për EULEX-in të publikuar ditë më parë në media. Ai tha se ky raport po tregon se për luftën e brendshme të aktorëve të PDK-së për pushtet nuk po kursejnë asnjë mekanizëm.

Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se PDK-ja po synon të ketë kontroll të plotë për krijimin e Gjykatës Speciale, që Kosova të shkojë në zgjedhjet parlamentare në pjesën e dytë të viti 2015, që Grupi i Drenicës të lirohet para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, që Gjykata Speciale të krijohet në janar të 2016-ës e shumë akuza tjera.

Kurti më pas ka thënë se krerët e shtetit janë të zhytur në krim të organizuar e korrupsion.
Ai ka thënë po ashtu se Hashim Thaçi dëshiron të bëhet president , e Kadri Veseli dëshpërueshëm dëshiron të bëhet kryeministër.

Pas përfundimit të fjalës së tij, Kadri Veseli i është drejtuar me fjalët “faleminderit për poezin”./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-kurtit-faleminderit-per-poezine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala