Veseli: Kosovës i duhet përkrahje politike dhe ekonomike

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe Austrisë. Ai tha se Austria dëshmoi se vendit tonë i duhet jo vetëm përkrahja politike, por edhe ajo ekonomike.

Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndër parlamentar dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, në sferën e ekonomisë, rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe avancimin relacioneve ndër parlamentare.

Ambasadori Pfandler përgëzoi kryekuvendarin Veseli për përkushtimin ndaj debatit transparent brenda institucioneve, duke theksuar se dhuna në Kuvend nuk është rrugë e duhur për institucionet demokratike.

Ai më tej shtoi se vizita e para disa ditëve e presidentit austriak është përkrahje për Kosovën, biznesin dhe ekonominë kosovare.

“Austria dëshmoi se vendit tonë i duhet jo vetëm përkrahja politike, por edhe ajo ekonomike. Kapitali dhe investitorët austriak janë të mirëseardhur. Ne do të përdorim tërë mundësitë tona ligjore për favorizimin e të bërit biznes, mbrojtjen e kapitalit të huaj në Kosovë dhe përkrahjen e investitorëve”, theksoi kryetari Veseli. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-kosoves-i-duhet-perkrahje-politike-dhe-ekonomike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala