Veseli: Kosova po ecë përpara!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, përgëzime nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në këtë ditë, vendi ynë fillon një epokë të re, në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Kosova po ecë përpara!”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-kosova-po-ece-perpara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala