Veseli: Kosova faktor stabiliteti në Ballkan

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, ambasadore jo rezidente për Kosovën, Louise LaRocque, në përfundim të mandatit të saj.
Veseli vlerësoi kontributin e Kanadasë në proceset që ka kaluar dhe po kalon Kosova, duke vënë në pah se Kosova është vend me perspektivë të qartë evropiane, faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në Ballkan, e orientuar thellësisht në zhvillimin ekonomik dhe partneritetin e dëshmuar euro-atlantik.
Në takim u cek se zhvillimi ekonomik është qenësor për thellimin e bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë, duke vënë theksin te mirëqenia e qytetarëve, e cila duhet të jetë në fokusin e punës permanente të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ambasadorja e Kanadasë, Louise LaRocque, shprehu gatishmërinë e vendit të saj për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm, duke siguruar kryekuvendarin Veseli se Kanadaja do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, proceset e saj integruese, si dhe zhvillimin ekonomik.
Veseli e falënderoi Ambasadoren LaRocque për kontributin e saj dhe të vendit të saj në promovimin e vlerave të vendit tonë, duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me interes për të dyja vendet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-kosova-faktor-stabiliteti-ne-ballkan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala