Veseli kërkon ndihmën e Quint-it për zhbllokimin e Kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

Veseli gjatë takimit me Ambasadorët e Qunitit theksoi nevojën për një angazhim më proaktiv të të gjithëve, brenda këtij partneriteti, në mënyrë që vendi të ecë përpara dhe skenarët e destabilizimit e të kthimit pas të mos kenë rast të jetësohen.

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli zhvilloi takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, si dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.Ambasadorët shprehën sheqetësimin e vendeve të tyre për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës nga veprimet e partive opozitare.

Ata i dhanë mbështetje të plotë Kryetarit Veseli dhe e përgëzuan për lidershipin e vendosur demokratik të treguar në drejtimin e Kuvendit në situatën aktuale.

Ambasadorët theksuan se për vendet e tyre janë të papranueshme veprimet që cënojnë parimet dhe vlerat e demokracisë, mbi të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë institucionet e Kosovës. Më tutje ata theksuan se të tilla veprime antidemokratike rrezikojnë të dëmtojnë përpjekjet e Kosovës për të ecur më shpejt në rrugën e saj evropiane.

Nga ana e tij Kryetari Veseli falenderoj ambasadorët për përkrahjen e tyre duke theksuar se Kosova ka qenë, është dhe do të jetë një storie e partneritetit me vendet mike perëndimore.

Më tutje Veseli theksoj nevojën për një angazhim më proaktiv të të gjithëve, brenda këtij partneriteti, në mënyrë që vendi të ecë përpara dhe skenarët e destabilizimit e të kthimit pas të mos kenë rast të jetësohen.

Kryetari Veseli në takim premtoi se do të vazhdoj kursin e përpjekjeve për të gjetur një rrugë komunikimi e dialogu me opozitën, në mënyrë që demokracia parlamentare të mos cenohet dhe vendi të ecë përpara.

“Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë që të shtyhen drejt konfrontimit të rrugës për shkak të mospajtimeve brenda klasës politike”, tha Veseli .

Ai theksoi më tutje se është koha e fundit që Bashkimi Evropian të japë shenja konkrete të shpresës dhe hapa konkret në afrimin e Kosovës me BE-në, sepse nuk janë serbët apo pakicat tjera rreziku i Kosovës, por varfëria dhe izolimi./Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-kerkon-ndihmen-e-quint-it-per-zhbllokimin-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala