Veseli kërkon ndihmë nga FMN-ja‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim shefin e Misionit të FMN-ës në Kosovë, Jacques Alain Miniane, ku u bisedua për stabilitetin makro-ekonomik të Kosovës, e në këtë kuadër,edhe për nevojën e ruajtjes së disiplinës fiskale, sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë frymë, u theksua se gjatë shqyrtimit të Buxhetit të Kosovës, të bëhet një rishikim i kujdesshëm i projeksioneve për të hyrat buxhetore.

Kryeparlamentari Veseli kërkoi ndihmën e FNN-ës, për reformat ekonomike në vendin tonë, reforma këto që do të stimulonin rritjen e investimeve në sektorin privat. Këto investime gjenerojnë vende të reja pune dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-kerkon-ndihme-nga-fmn-ja%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala