Veseli: Jemi të gjithë me popullin francez

Pas ngjarjeve të mbrëmshme në Paris, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i cili ka thënë se aktet terroriste kanë qenë qyqare duke cenuar jetët e pafajshme.
“ Sot jemi të gjithë me Republikën e Francës dhe popullin francez. Aktet e djeshme terroriste në Paris, ishin akte qyqare që cenojnë jetën e pafajshme të qytetarëve të lirë.
Goditjen ndaj Parisit, zemrës së lirisë dhe demokracisë, e përjetojmë si goditje edhe ndaj vlerave tona” ka shkruar Veseli.