Veseli i thotë lamtumirë Presidentes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka zhvilluar një takim lamtumirës me Presidenten e vendit, Ahtifete Jahjaga.
Sipas tij, Jahjaga na lë një trashëgimi shumë të çmuar politike, në rrugën e jetësimit të ëndrrës evropiane të Kosovës.
Lexojeni të plotë deklaratën e tij:
Sot isha në takim lamtumirës te Presidentja Jahjaga.
Duke e kthyer drejtimin e Presidencës në shembull frymëzimi për mijëra gra e burra që e duan dhe punojnë pa u lodhur për vendin e tyre, duke prezantuar me dinjitet Kosovën gjithandej botës me mirësinë dhe pozitivitetin e saj.
Presidentja Jahjaga na lë një trashëgimi shumë të çmuar politike, në rrugën e jetësimit të ëndrrës tonë evropiane.
Të faleminderit Presidente!