Veseli i del në krah kryetares Kusari-Lila

Autori:Avdyl Pajaziti

Kërcënimi me ekzekutim i kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, lajm të cilin e ka dhënë dje vetë kryetarja, ka marrë vëmendje të veçantë edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ky i fundit pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, tha se kryetarja Kusari – Lila ka mbështetjen e plotë institucionale në rrethanat e kërcënimit që i janë bërë.

Veseli tha ndër të tjera se kryetarja e Gjakovës është vetmja femër kryetare e një komune në Kosovë, prandaj meriton respekt dhe vëmendje të veçantë institucionale.

“Kryetarja e Komunës së Gjakovës është e vetmja kryetare femër që kemi në Kosovë dhe e cila meriton një respekt dhe vëmendje me të veçantë edhe në aspektin institucional dhe tradicional. Është mirë t’u iket ligësive të cilat e dëmtojnë vendin. Është mirë secili prej neve të mendojmë, që të lejohen njerëzit që janë të zgjedhur të punojnë dhe përfundojnë mandatin se sa dikush të mendoj ta dëmtoj dikë, për arsy e se mund ta dëmtoj vetveten. Edhe një herë kryetarja e Gjakovës e ka përkrahjen e institucioneve të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë derisa e ka mandatin duhet mos ta pengojë askush, sepse nuk është njërzillëk as burrëri, përkundrazi s’po dua të përdori fjalë të tjera”, tha Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë.

Dje në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila tha se ka mbrojtje të afërt, pasi kohë me parë ka marrë sugjerime nga Policia e Kosovës që të këtë mbrojtje të afërt, meqë ishte planifikuar ekzekutimi i saj.

Ajo tha se pazari për eliminimin e saj ishte bërë në qytetin e Gjakovës dhe ata që do ta kryenin ekzekutimin ishin nga Shqipëria dhe këtë e kishte hetuar Policia e Shqipërisë, e cila kishte njoftuar Policinë e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-i-del-ne-krah-kryetares-kusari-liles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala