Veseli: Gjykata Speciale, të ballafaqohemi me partneret tanë

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli deklaroi se Gjykata Speciale është një e keqe që na kanë sjellë.
“Është një proces i pashmangshëm sepse nuk po na thotë as kina as Rusia që formone këtë gjykatë por është e partnerëve tanë ndërkombëtar në mënyrë që mos t’i japim mundësi Kombeve të Bashkuara. Nuk kanë mu ndal arrestimet, thonë 5 e 6 por munden edhe 20 të arrestohen”, ka thënë ai.
Veseli më mirë është që ne ta pësojmë se mjaft na kanë fyer matufët.
“Të ballafaqohemi me partnerët tonë dhe t’i sqarojmë gjërat”, ka thënë ai.