Veseli: Fuqinë e vullnetit mund ta kuptoni vetem në Krushë të Madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë të premten se kush dëshiron të kuptojë fuqinë e vullnetit përball dhimbjes së thellë që përjetuan familjet tona gjatë Luftës, ringjalljen e fillimin e jetës së re në Kosovë, duhet të vizitojë Krushën e Madhe të Rahovecit.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Kush dëshiron të kuptojë fuqinë e vullnetit përball dhimbjes së thellë që përjetuan familjet tona gjatë Luftës, ringjalljen e fillimin e jetës së re në Kosovë, duhet të vizitojë Krushën e Madhe të Rahovecit dhe të takohet me Fahrije Hotin, kryetare e Kooperativës bujqësore të Grave, “Krusha”.
Kjo ndërmarrje merret me konservimin e prodhimeve bujqësore, specave dhe ajvarit.
Fahrija dhe bashkëpunëtoret e saj janë heroinat e vërteta të ri ngritjes së Kosovës. Dhimbjen e tyre të madhe për humbjen e më të dashurve të tyre ato e kanë kthyer në një vullnet të jashtëzakonshëm për punë, duke arritur rezultate mbresëlënëse.
Një Kosovë ku liria sjell zhvillim e mirëqenie është nderimi më i madh për të rënët tanë.