Veseli fton opozitën për dialog

Autori:Avdyl Pajaziti

Thirrje për dialog ka bërë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Ai ftoi opozitën që tu kthehet diskutimeve në Kuvend për çështjen e demarkacionit dhe temat e tjera për të cilat po shprehin shqetësim.

Kryeparlamentari ka kërkuar nga të gjitha subjektet që të tregojnë maturi dhe pjekuri për të tejkaluar këtë situatë politike duke apeluar që të hiqet dorë nga dhuna ndaj policisë dhe objekteve institucionale dhe t’i hapet rrugë dialogut në Kuvend.

“Është një moment vërtetë i ndjeshëm duke pasur parasysh që të gjithë i kanë kthyer sytë nga ne, po flas për partnerët tanë ndërkombëtar se investimi i tyre në këtë shtet a është funksional , a është shtet ligjor i cili mund të ndërtoj institucionet e veta”, tha Veseli për RTK’në.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-fton-opoziten-per-dialog/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala