Veseli: “faleminderit për përrallat z. Kurti”

Albin Kurti i është kundërpërgjigjur Kadri Veselit dhe Adem Grabovcit të cilët e quajtën fjalimin e më hershëm të Kurtit në Kuvend poezi dhe përralla.
Kurti theksoi se fjalimi i tij i ka nervozuar Grabovcin dhe Veselin andaj mu drejtuan me fjalët e tyre që janë të ngjashme si në aferën “Pronto” ku kanë qenë të përfshirë këta të dy.
“Cinizmi i Veselit është dashakeq ai e quajti fjalimin tim poezi, unë nuk jam i zoti për poezi”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq prapë në fund Kadri Veseli i është përgjigjur me fjalët “faleminderit për përrallat z. Kurti”.