Veseli: FAK-u do të votohet, është interes nacional

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri të ditur se të mërkurën do të mbahet vazhdimi i seancës ku do të shqyrtohen disa projektligje, ndërsa të enjten do të mbahet seancë e re e Kuvendit të Kosovës.

Veseli tha se beson që shumë shpejt do të votohet për Forcat e Armatosura të Kosovës, të cilën e quajti interes nacional të Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e AAK-së se për themelimin e Gjykatës Speciale nevojiten votat e deputetëve të kësaj partie, ai tha se për themelimin e kësaj gjykate nevojiten votat e të gjithë të zgjedhurve të popullit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-fak-u-do-te-votohet-eshte-interes-nacional/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala