Veseli e Krasniqi vizitojnë fermerët

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot vizitojnë fermerët e Komunës se Mamushës dhe Krushës se Madhe.

Gjatë vizitës në Komunën e Mamushës e cila mbahet nga ora 15:00, kryeparlamentari Veseli dhe ministri Krasniqi do të takohen me kryetarin e kësaj komune, si dhe do të vizitojnë disa fermerë.

Pas kësaj, rreth orës 16:00, ministri Krasniqi dhe kryetari Veseli vizitojnë Koperativen Bujqësore të Grave “Krusha” në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-e-krasniqi-vizitojne-fermeret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala