Veseli e do Mimozën në PDK?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka funksion të lartë partiak në AKR, zëvendëspresidente është në shënjestër të PDK-së.

Burime të afërta me zëvendëskryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, kanë konfirmuar për portalin “Republika24” se Veseli është i pajtimit që Kusari-Lila të jetë pjesë e PDK-së dhe atë në pozitën e nënkryetares.

Nëse Hashim Thaçi arrin të bëhet president i Kosovës në vitin 2016, ai duhet të heq dorë nga funksionet partiake në PDK, duke iu hapur rrugën zgjedhjeve të brendshme në parti. I vetmi pretendent që do ta zëvendësojë Thaçin në pozitën e kryetarit të PDK-së është Kadri Veseli.

Këtu edhe do të vije edhe oferta për Mimoza Kusari-Lilën që të bëhet pjesë e PDK-së si zëvendëspresidente e kësaj partie.

“Me ardhjen e Veselit si kryetar i ri i PDK-së do të ketë ndryshime në udhëheqje të partisë. Pjesë e udhëheqjes së re pritet të jetë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila në postin e nënkryetares së parë. Varet se a do të pranojë ofertën Mimoza”, ka thënë burime të “Republika24”.

Adem Grabovci para disa ditësh nuk e ka përjashtuar mundësinë që pasi Thaçi të bëhet president, Veselit të jetë kryetar i PDK-së. /Republika24/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-e-do-mimozen-ne-pdk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala