Veseli: Do të veprojmë sipas Rregullores së Kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se do të merr të gjithat masat e nevojshme për të sjellë normalitet brenda Kuvendit. Ai ka thënë se punën në Kuvendin nuk mund ta ndalin as kërcënimet e opozitës e as gazi lotsjellës.

“Opozita nuk po e pranon thirrjen për dialog”, tha Veseli duke shtuar se Kuvendi i Kosovës po keqpërdoret nga pakicat opozitare, përcjell Gazeta Express.

“Argumentet e opozitës janë të pa drejta dhe te pa qëndrueshme. Kuvendi është vendi ku ai duhet te shprehin çdo pakënaqësi dhe qëndrimet e tyre”, shtoj Veseli gjatë konferencës për media pas mbledhjes së kryesisë dhe ndërprerjes së seancës së sotme.

Sipas Kreut të Kuvendit, ekziston një shumice parlamentare e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe legjitime nga e cila nuk do të hiqet dorë.

“Gjendja e krijuar nuk është për fajin e Kuvendit të Kosovës. Jemi të vendosur të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshëm në pajtim me rregulloren e Kuvendit për vazhdimin normal të seancës. Kjo është e garantuar me Kushtetutë. Nuk do të na kërcënojnë me gaz lotsjellës.”, tha Veseli. /GazetaExpress

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-do-te-veprojme-sipas-rregullores-se-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala