Veseli: Dita e pavarësisë është ditë e unitetit dhe dinjitetit

Autori:Gazeta Fjala

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar qytetaret për tetë vjetorin e shtetit.

Lexoni urimin e plotë:

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kudo ku ata jetojnë e punojnë, në atdhe e diasporë, urime Dita e Pavarësisë. Nderim për të gjithë ata që në kohë e rrethana të ndryshme, dhanë çdo gjë për këtë ditë. Dita e pavarësisë është ditë e unitetit dhe dinjitetit. Le të jetë e tillë edhe në këtë 8 vjetor të shtetit tonë, Republikës së Kosovës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-dita-e-pavaresise-eshte-dite-e-unitetit-dhe-dinjitetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala