Veseli: Dialogu pozitë-opozitë, çelësi i ecjes përpara

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti në takim nënkryetaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën në këtë parlament, Ulrike Lunaçek, me të cilën diskutoi rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, dialogun dhe sfidat e Kuvendit në procesin e euro-integrimeve.

Veseli e njoftoi eurodeputeten Lunaçek me agjendën legjislative, vështirësitë aktuale, nënshkrimin e MSA-së, përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, rëndësinë e procesit të dialogut, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jemi në fazën kur dialogu dhe mirëkuptimi pozitë-opozitë është çelësi i vetëm i ecjes përpara me agjendën tonë në procesin e euro-integrimeve. Kemi ofruar vazhdimisht mundësi që të diskutojmë pa kufizime për çështjet e ngritura nga opozita, sepse jemi në situatë kur imazhi i vendit është luhatur para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm”, theksoi kryetari Veseli.

Lunaçek vuri në dukje rëndësinë e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, respektimin e instancave përgjegjëse lidhur me marrëveshjet, debatin me argumente brenda Kuvendit, por edhe njohjen e opinionit me punën institucionale.

Ajo ritheksoi mbështetjen e plotë të saj në këto procese, duke vënë në dukje se qytetarët e Kosovës janë qytetarë të Evropës dhe BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për ta.

Lunaçek theksoi rëndësinë e dialogut ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, duke e vlerësuar të domosdoshëm edhe dialogun politik ndërmjet partive politike për normalizimin e jetës institucionale.

veseli-takoi-nenkryetaren-e-pe-se-lunacek-2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-dialogu-pozite-opozite-celesi-i-ecjes-perpara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala